Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur sot në Berat.

Policia njofton se një 48-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa ka qenë duke kaluar rrugën.

“Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";