Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, në Kukës.

 

Policia njofton se rreth orës 16:30, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.