Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 2-vjeçareje ka ndodhur pasditen e sotme në Rrogozhinë.

Policia bën me dije se shtetasi F.Xh, 24 vjeç, rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare.

E mitura fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit./vizionplus.tv