Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmjr në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht, por po normalizohet gradualisht./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
