Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, në unazën e qytetit të Elbasanit. Një 20-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar. 74-vjeçari raportohet se ishte këmbësor dhe ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

 

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedural. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";