Bulqizë – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në galerinë e kromit në Martanesh.
Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti mëson se rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi Sulejman Kurti, rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt.
Fatkeqësisht, 62-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
