Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Maliq–Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.
Shoferi i një automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në një tokë bujqësore pranë rrugës.
Në momentin e përmbysjes, mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.
Të plagosurit janë nxjerrë jashtë me ndihmën e banorëve të zonës dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Burime nga spitali i Korçes bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
