Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Nga informacionet paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët po transportohen drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej shoferëve të përfshirë. Gjithashtu një ndër shkaqet e këtij aksidenti është dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.