Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të spitalit Memorial.

Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në mes të rrugës.

Burimet paraprake bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar, teksa është bllokuar njëri krah i autostradës Fier-Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe rruga e pa ndriçuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/