Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Belinë në aksin Marinzë- Fier.

Një automjet tip “ Golf” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca për të transportuar tre të lënduarit që ndodheshin në të, drejt Spitalit Rajonal Fier.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. /vizionplus.tv