Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se qytetari dyshohet të jetë plagosur nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I plagosuri është shurdh-memec dhe po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.