Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Maliq.
Burri ishte duke lëvizur me biçikletë përgjatë aksit Korçë-Pogradec teksa është përplasur nga një automjet tip ‘Ford’ me drejtues Alber Pura.
Fillimisht ai u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.