Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq ku një makinë ka përplasur një të mitur.

 

Policia bën me dije se rreth orës 20:40, në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.