Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.

Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.

Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes mbërritën focat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje./vizionplus.tv