Një aksident ka ndodhur në rrugën e Komanit në Shkodër.

 

Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 15-vjeçarin R.S, banues në Dobraç , ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S.,16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’– njofton policia.