Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut për shkak të hyrje-daljeve nga rrugica e shkollës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";