Një shetase 60-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte duke ngarë automjetin në periferi të Tiranës.

 

Sipas policisë gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e më pas automjeti ka humbur kontrollin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tiranë- Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.