Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal në Greqi të ndodhur natën e kaluar.

 

Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Enkeled Biba nga Lezha. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë, 30 minuta pas mesnate

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave greke, i riu shqiptar humbi drejtimin e mjetit i cili doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kretë.