Policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit që shkaktoi aksidentin në Nartë të Vlorës.

 

Bëhet me dije se shoferu 54-vjeçar ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të plagosur ndodhen në spital ku po marrin mjekimet e nevojshme, jashtë rrezikut për jetën.

 

Vlorë

Në vijim të veprimeve, në lidhje me aksidentin e ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Nartë, ku shtetasi S. D, duke drejtuar automjetin tip “Benz” (taksi), në të cilën udhëtonte me bashkëshorten, 2 fëmijët e tij dhe 2 të afërm të tjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë, ju informojmë se:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” i shtetasit S. D, 54 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.987 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.