Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në Tepelenë, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Balla shkruan se është i pikëlluar për këtë tragjedi teksa apelon që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga ana tjetër, ai thekson se policia duhet të rrisë kontrollet në mënyrë që të tilla tragjedi të evitohen.

“I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese”, shprehet ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një aksident me tre automjete të përfshira la pas 4 viktima e 2 të plagosur rëndë në Tepelenë. Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt./vizionplus.tv/