Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy vajzat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në mbikalimin e Saukut. Të rejat po udhëtonin në automjetin tip ‘Audi’ nën drejtimin e 20-vjeçarit, Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka humbur jetën.

 

Ngjarja e rëndë u shënua pasiten e së enjtes ku automjeti tip ‘Audi’ si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara mori përpara barrierën dhe ra nga mbikalimi i Saukut. Drejtuesi i automjetit vetëm 20-vjeç ishte pajisur me patentë para më pak se një viti dhe ishte gjobitur 5 herë për tejkalim shpejtësie, përdorim celuluari dhe moszbatim të sinjalistikës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ky aksident mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilitë po udhëtonin në automjetin mbi të cilin ra ‘Audi’.