Një aksion i Drejtorisë vendore të policisë të juglindjes, ka vënë në pranga disa persona.

 

Mësohet se aksioni është zhvilluar mesditën e sotme nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë. Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 mjetet që ata janë kapur.