Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion të ri për prishjen e ndërtimeve përgjatë rrugës nacionale Shkodër-Hani Hotit.

Sipas vendimit të qeverisë për aksin e rëndësishëm nacionale, të gjitha objektet brenda 6 metrave nga rruga në të dy anët e saj do të prishen.

Në total, në këtë aks dhe në rrugën Shkodër-Paçram janë evidentuar rreth 400 objekte. Afër 300 prej tyre janë hequr vetë nga pronarët, ndërsa afro 100 objekte të mbetura po prishen nga IKMT, me qëllim lirimin e rrugës dhe sigurimin e qarkullimit të pandërprerë.

Autoritetet bëjnë me dije se aksioni do të vijojë deri në lirimin total të gjithë zonës përreth rrugës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv