Partia Demokratike gjatë kësaj jave do ta fokusojë aksionin e saj në dy momente, mocioni me debat për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, dhe protesta e 3 marsit.

 

Gjatë një deklarate për gazetarët, kreu i PD Sali Berisha akuzoi dy prej figurave kryesore të PS, sekretarin e përgjithshëm dhe kreun e grupit parlamentar se së bashku me ish-zyrtarin e lartë të FBI, kanë vendosur gjoba mbi biznesin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë me koshiencë dhe vetëdije në sistemin korruptiv të gjobave të ushtruar nga ekipi famëzi i McGonigal.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kreu i PD ka përfshirë në çështjen McGonigal edhe ambasadoren amerikane nëTiranë, Yuri Kim, duke artikuluar akuza të forta ndaj saj.

 

“unë kam një pyetje këtu për zonjën Yuri Kim. A mund t’ju shpjegosh shqiptarëve se në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur pas akuzave të qarta të qeverisë tëndë zyrtare. për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qendrimin e tij në krye të PD. A ka lidhje kjo përpjekja juaj në përpjekjen e McGonigal që një kompani ruse të mos fitojë licensën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?”

 

Ndërsa në raport me protestën e 3 marsit, ditën kur Gjykata e Apelit vendos për fatin e logos së PD, Berisha përsëriti se protesta është kundër qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Protesta është kundër Edi Ramës, kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që ai u bën shqiptarëve, kundër thikës që ai futi në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.”

 

Ditën e premte në orën 11.00, Gjykata e Apelit ka lajmëruar shqyrtimin e çështjes së vulës së PD, ndërkohë që protesta e opozitës do të zhvillohet në orën 12.00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";