Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vlerësuar punën e uniformave blu që arrestuan anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë. Ai shkruan se qytetarët presin ende më shumë punë për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa shton se beson që Policia e Shtetit do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

 

“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan Balla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia e Vlorës vuri në pranga dy persona të armatosur në një kafe të lokalit. Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal në këtë qytet.