Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore,  kreu kontrollin zyrtar në një furrë buke në Korçë.

 

Gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës, u konstatua se në ambientet e magazinimit të biznesit, u evidentua sasia prej 10 tonë miell me afat të kaluar përdorimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos gjobë 500 mijë lekë, si dhe u bllokua sasia prej 10 ton miell, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.