Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas akuzave të forta që Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë hedhur ndaj këtij institucioni për aferën e inceneratorëve.

 

Në reagimin e ministrisë theksohet se Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu thuhet se Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre

 

Njoftimi për media i Ministrisë së Infrastrukturës:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zbatim të kontratës Koncesionare “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier”,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e Autoritetit Kontraktor, ka detyrimin kontraktual të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas kushteve të kontratës, konkretisht pikës 5.4.3/d të saj, që parashikon se “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit V bashkëlidur kësaj kontrate dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate. Garantimi i pagesës së kësteve është kusht thelbësor i kontratës”.

 

Me vendimin e datës 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë vendosur në sekuestro preventive shoqëritë koncesionare së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme, duke i kaluar në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe duke caktuar dhe Administratorin e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të kryejë pagesat në përmbushje të detyrimeve kontraktuale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përmbushje të detyrimeve të kontratës, kërkesës së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe faturave të lëshuara prej Agjencisë, ka kryer pagesën e mbështetjes financiare për këstet mujore për muajt, prill, maj dhe qershor 2022.

 

Gjithashtu në zbatim të detyrimeve kontraktore, konkretisht Neni 19, pika 16.1 e kontratës “Sanksionet”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në të dhënat e ecurisë së punimeve nga Mbikqyrësi i Punimeve, ka vendosur penalitet për mosrespektimin e afateve për dorëzimin e objektit në masën 551,250 euro, penalitet i cili rritet çdo ditë me 2250 euro/ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përgjigje të akuzave të lëshuara sot në media nga parti politike të caktuara, të lidhura me transaksione që nuk janë pjesë e objektit të kontratave koncesionare, Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.