Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec në gusht të një viti më parë.
Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, Gjykata vendosi tre ditë më parë t’i dergoje në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.
Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë.
Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në Prokurori, çështja u rikthye për rihetim.
Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje./vizionplus.tv
