Një 51-vjeçar është prangosur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë, ndërsa uniformat blu njoftojnë se i arrestuari ka dëmtuar edhe disa pajisje në biznesin e babait të të miturës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin E. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, si dhe ka dëmtuar disa pajisje në biznesin e babait të saj”, thuhet në njoftim. 

Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen e rëndë. Policia po punon për të provuar vërtetësinë e akuzave për ngacmimin seksual të të miturës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";