Situtata hidrike në bazenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike.

 

Pamjet tregojnë situatën ujore në Liqenin e Fierzës, ku mungesa e reshjeve gjatë muajve të parë të këtij viti dhe rritja e prodhimit të energjisë në vend, ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në Fierzë, duke e çuar drejt tharjes një pjesë të madhe të sipërfaqes ujore të liqenit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Niveli I ujit aktualisht është 261.12 m duke pësuar një ulje të nivelit me 7 metra brenda dy javëve nga 268.12 m që ishte në fund të muajit shkurt.

 

Kujtojmë se kuota maksimale e Fierzës është 296 m. Sipas të dhënave të KESH-it, prurjet aktualisht janë 95 metër kub ujë në sekondë ndërkohë që ende në male nuk ka shkrirë bora për të dhënë efekte në shtim të prurjeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katër turbinat e HEC-it të Fierzës, janë në punë për prodhimin e energjise elektrike, duke sjelle akoma me shumë shkarkime të ujit dhe pakësim të rezerves ujore.

 

Prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet të plotë është bërë me arsyetimin se çmimet në bursa kanë arritur pikun duke u shitur me 230 deri në 500 euro megavatori.KESH argumenton se me ardhjen e pranverës edhe konsumi i energjisë pritet te ulet dhe kërkesa për import do të jetë e vogël duke ndikuar edhe në një stabilizim të çmimeve me të cilën shitet energjia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata aktuale në liqenin e Fierzës sipas informacionit të KESH-it është :Prurjet natyrore në HEC Fierzë 95 m3/s. Niveli në Hec Fierzë 261.12 m.