Kandidatja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ftoi qytetarët të votojnë masivisht PD dhe numrin 9 të dielën.

 

Si kandidate në zonën  e Laprakës, Albana Vokshi u kërkoi qytetarëve të mos mashtrohen nga aktet e paligjshme të qeverisë për t’u blerë votën përmes legalizimeve elektorale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Edi Rama e kishte thënë qartë: 100 mijë banesa të mbahen pezull dhe të mashtrohen shqiptarët. Por një banesë ka 4-10 vota, pra më shumë se 400 mijë vota për të marrë me mashtrim vetëm nga legalizimet dhe pas zgjedhjeve do t’ua prishin shtëpitë. Ai nuk ka plan të bëjë legalizimin e shtëpive tuaja, prandaj nuk e ka bërë 8 vjet dhe po ju mashtron sërish.”- theksoi zonja Vokshi.

 

Albana Vokshi nxiti mbështetesit e PD të kontaktojnë qytetarët për të dalë masivisht në votime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vota masive është humbje e thellë për Edi Ramën, është fitore e thellë për PD. Këto ditë që kanë mbetur, komunikoni me këdo, që në 25 të votojnë numrin 9.”-tha Vokshi.