Kryeministri Edi Rama zgjodhi që ditën e djeshme të vizitonte Republikën e Kosovës ku zhvilloi një sërë takimesh me homologun Albin Kurti si dhe kryetarët kyç të forcave politike.

I shoqëruar me një delegacion nga Tirana, shefi i qeverisë u përpoq të përcjellë një sërë mesazhesh ku në bosht qëndronte forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe zgjerimi i urave të bashkëpunimit.

Mirëpo, më shumë se fjalët ndonjëherë flasin gjestet ku Albin Kurti duket se nuk e ka preferuar këtë vizitë.

Kjo ilustrohet me faktin se ai ka zgjedhur të mos postojë asnjë lajm nga vizita e Ramës në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rrjetet e tij sociale është injoruar tërsisht si ngjarje dhe postimi i fundit i tij ka qenë për referendumin kushtetues të Kosovës për pavarësi.

Edhe këtë herë, me sa duket elektoratin e tij e ka kthyer në një hordhi politike kundër Shqipërisë, i cili nuk duhet të shikojë një vizitë zytare të Ramës në Kosovë.