Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkon interperlancë urgjene me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McConigal”.

 

Në shkresën dërguar zyrtarisht Kuvendit, Alibeaj rendit një sërë pyetjesh të cilat kërkojnë përgjigjet e kreu të qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si e takoi Rama zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat apo si i dërguar i FBI-së? A ka qenë pjesë e diskutimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse?  Kush janë funksionarët e Kryeministrisë që kanë dërguar të dhëna për hetimin e kësaj çështje penale? Cila është marrëdhenia e Edi Ramës me Dorian Duçkën dhe pse qeveria i ka dhënë statustin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska?

 

Këto janë disa nga pyetjet e ngrituara nga grupimi i Alibeaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të enjten në Parlament kërkesa e demokratëve për interperlancë me kreun e qeverisë për të njëjtën çështje u refuzua nga Kuvendi.

 

Arsyeja ishte se ajo nuk ishte kryer sipas rregullores. Në një intervisteë për Vizion Plus, Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS, deklaroi se mazhoranca qeverisëse është e gatshme të përballet me çeshtjen “McConigal”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbetet për tu parë nëse kërkesa e Alibeaj do të merret parasysh.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";