Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit.

Parashikohen reshje shiu të dobta të izoluara në veri në orët e mesditës. Prezencë të reshjeve të dobta të borës në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri 10°C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 3 deri16 °C./vizionplus.tv