Kreu i Prokurorisë së Posaçme i është përgjigjur akuzave të drejtuesit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Altin Dumani pohoi se ai nuk e ka takuar asnjëherë ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles Mcgonigal. Sipas tij gjithçka e thënë në media është në vijim të akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që ai drejton.
“Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar mcgonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare” , u shpreh Dumani.
Një ditë më parë Meta akuzoi publikisht Altin Dumanin se është takuar me mcgonigal duke hedhur dyshime mbi hetimet që SPAK po kryen për dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
