Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Partizani”.

Ai lexoi mesazhin që i la kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, të cilin e akuzon se ka amnistuar, sipas tij, krimin elektoral.

Berisha: Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha pretendoi se nuk kishte marrë thirrje për çështjen e 21 janari, por Prokuroria e përgënjeshtroi këtë deklaratë, duke theksuar se Berisha e ka refuzuar paraqitjen dy herë më parë. Kryedemokrati tashmë ka bërë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.

Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi gjatë kohës që ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat, sipas prokurorisë, ka përfituar edhe dhëndri i tij në projektin e ndërtimit të 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";