Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin që kryeministri Edi Rama pati dje me sekretarin Amerikan të Shtetit Antony J. Blinken.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se Blinken dhe Rama biseduan mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MESAZHI I AMBASADËS

 

“Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, tha Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken mbi takimin e tij me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Ëashington D.C. Sekretari Blinken dhe Kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";