Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare lidhur me samitin që do të zhvillohet më datë 23 dhe 24 korrik në kampin e muxhahedinëve iranianë (MEK) në Manëz të Durrësit.

Ambasada bën me dije se lidhur me ngjarjen “qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”.

Më tej në njoftim ambasada njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për veprimet që duhet të ndërmarrin për t’u ruajtur nga një sulm i mundshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje:

Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët
Gjithashtu ambasada vë në dispozicion numra telefoni dhe adresat e saj në mediat sociale për të gjithë ata qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë nëse kërcënim zë vend.