Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka takuar ditën e sotme kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ku ka mbështetur dhe inkurajuar punën e deritanishme të bërë nga SPAK.

Ambasadori ka deklaruar se: “Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është bërë një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së”

Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, shtoi më tej ambasadori Gonzato./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";