Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka qenë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në terren, duke monitoruar nga afër procesin e votimit.

 

Në një deklaratë, Kim ka thënë se do të jetë e pranishme edhe në qytete të tjera të vendit, për të siguruar një proces sa më të qetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë, këtu. Jam duke ndjek edhe situatën ne Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vezhgueset e shumta në këto zgjedhje”, tha Kim.