Gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas -Greenfield.

Ambasadorja Greenfield vlerësoi mbështetjen humanitare që Shqipëria ka ofruar për qytetarët afganë, si dhe siguroi bashkëpunimin me një aleat e partner të vyer si Shqipëria, gjatë mandati i ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

“Një takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Greenfield! Bisedë përmbajtësore dhe e frytshme për një sërë çështjesh në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Mirëpres thellimin e bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, bëri me dije ministrja Xhaçka pas takimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";