Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në burg ish-drejtorin e IKMT Dibër, Eljo Elezin dhe Lufti Miftarin administrator i një kompanie minerare të akuzuar për korrupsion.

Miftari dhe Elezi u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi administratori i kompanisë “H4 CHROM” dyshohet se i ka dhënë 50 mijë lekë të reja drejtorit të IKMT-së Dibër në këmbim që ky mos të fillonte procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt.

Një grup kontrolli i IKMT-së kishte konstatuar se kompanisë i mungonte leja mjedisore dhe dokumente të tjera.

Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e Miftarit shumat prej 29.500 euro, 1,300 dollarë dhe 89,600 lekë. Dy të arrestuarit akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";