Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe për Valter Begajn dhe Ervis Lamin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 25.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.B., E.L., V.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Ish-kreu i ARRSH akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash nën dyshimin se ka transferuar fiktivisht një kompani për të shmangur konfliktin e interesit përpara se të emërohej këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atij iu sekuestruan një shumë e madhe parash, sende me vlerë, mes tyre piktura të shtrenjta.  /vizionplus.tv