Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës duke i hapur rrugë rregjistrimit si pronë shtet të siperfaqeve që u tjetërsuan te Rana e Hedhun në Shëngjin, e për te cilin u dënuan disa zyrtarë perfshire edhe ish kryebashkiakun e Lezhes Fran Frrokaj.

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesës e Prokurorisë te kalimit në favor te shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 datë 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës per kthimin e kësaj siperfaqeje në favor te shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";