Gjykata e Apelit rikthen në burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe.

Ai u denua  përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

 

Filllimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posacme e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre ( falë gjykimit të shkurtuar) ndërsa tanime Apeli pranoi kërkesen e SPAK që Tushe të dënohet edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike e kryer ne bashkëpunim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Denimin me 2 vite e 4 muaj , Tushe e kishte shlyer me afatet e paraburgimit dhe perkete arsye ai ishte liruar ne muajin janar te ketij viti,

 

Mirepo tanime që i është shtuar edhe dënimi per nje tjeter veper penale, duhet që ish-kryebashkiaku i Lushnjes të rikthehet ne burg për të shlyer edhe një vit burg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

13 të pandehurit e tjerë ne te njejten çështje u dënuan me shërbim prove.

 

Gentjan Nushi
Flamur Peqini
Margarita Gjermeni
Gazmend Çela
Andri Musho
Leonard Sefa
Bardhi Mëhilli
Vilma Zhupaj
Xhemal Hasko
Blerta Turku
Ibrahim Lami
Ledia Aleksi
Ilva Billo

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tushe dhe zyrtaret e tjere te bashkise Lushnje u akuzuan nga SPAK në lidhje me abuzimin e një tenderi 24 milionë lekë të reja për një kanal vaditës ne fshatin Bishqethëm të Lushnjes.

Sipas SPAK ky tender ishte fituar nga kompania me vlerën më të lartë ndërkohë që punimet i kishte kryer një kompani tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";