Nge Enver Robelli

Derisa diplomatët palestinezë, të cilët kryesisht i përkasin lëvizjes së korruptuar Fatah të Mahmud Abazit, verbërisht ia mohojnë lirinë dhe mëvetësinë Kosovës, solidariteti në Kosovë me popullin palestinez nuk do të jetë i madh.

Kjo s’domethënë që palestinezët s’kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre. Përkundrazi.

Që gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 90-të liderët palestinezë kanë mbajtur qëndrim skandaloz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Solidariteti me myslimanët e Bosnjës nga ana e zyrtarëve palestinezë pothuaj nuk ka ekzistuar.

Në fund të vitit 1999, kur Serbia pas sulmeve të NATO-s ishte e izoluar dhe Sllobodan Millosheviqi i akuzuar për krime të luftës ndaj shqiptarëve, lideri palestinez Jaser Arafat e ftoi Millosheviqin për të kremtuar Krishtlindjet ortodokse në Bethlehem në Bregen Perëndimor.

Kjo ishte njëra prej ideve më të poshtra e më cinike të Arafatit.

Millosheviqi nuk shkoi në Bethlehem pasi Izraeli u kërcënua se do ta arrestonte dhe dorëzonte në Tribunalin e Hagës, nëse kalon në kufijtë e Izraelit. Problemi i Arafatit ishte se e ngatërronte Millosheviqin me Josip Broz Titon, i cili e ka përkrahur çështjen palestineze në një kohë tjetër dhe në rrethana të tjera, shto kësaj faktin që Tito gëzonte prestigj të madh në Perëndim dhe në botën arabe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lideri palestinez Mahmud Abaz ka vizituar Beogradin dhe ka përkrahur qëndrimet serbe për mosnjohjen e Kosovës.

Në bisedimet e Camp Davidit në SHBA në vitin 2000, Abaz ishte kundërshtar i ofertës izraelite për një shtet palestinez.

Në fillim të viteve 80-të Abaz doktoroi në Moskë.

Në disertacionin e tij ai mohon gjenocidin nazist ndaj hebrenjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vonë Abaz është përpjekur të distancohet nga punimi i tij.

Por marrëzia nuk kufizohet vetëm te politikanët palestinezë.

Arial Sharoni, kryeministri i mëvonshëm i Izraelit dhe më 1999 ministër i Jashtëm, e pati quajtur ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë “intervencionizëm brutal” që mund ta shndërrojë Kosovën në vatër të fundamentaliatëve islamikë.

Me këto qëndrime Sharon e kishte acaruar ministren e Jashtme amerikane Madeleine Albright.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri izraelit Benjanim Netanjahu ishte distancuar më 1999 nga qëndrimet e Sharonit.