Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj.

 

Në shkresën e dorëzuar në kuvend të premten e 7 korrikut për ish zëvendës kryeministrin kërkohet autorizimi për arrestimin, heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me dorëzimin e saj Këshilli i Mandateve do të mblidhet të martën pasdite per për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj që i hap rrugë arrestimit dhe përballjes së tij me drejtësinë.

 

Në përgjigje të SPAK procedurat që do të ndiqen në kuvend ndaj ish numrit dy të qeverisë të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Këshillin e Mandateve, deputeti Arben Ahmetaj ka të drejtën e mbrojtjes për akuzat e ngrituar nga SPAK për procedurat e ndjekura për ngritjen e inceneratorit të Elbasanit.

 

Ish zëvendës kryeministri, ministri i financave dhe rindërtimit akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shkurtin e këtij viti SPAK rregjistroi procedimin penal ndaj Arben Ahmetaj dhe një muaj më pas Byroja Kombëtare e Hetimit bashkë me agjentët e SPAK ushtruan kontroll në vilën e bashkejetueses, në Hamallaj si dhe në një tjetër vilë në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se zotërohet nga ish bashkëshortja.

 

Në qershor, Arben Ahmetaj u thirr në SPAK. Për gjashtë orë ai u pyet si person në hetim për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Të vetmen deklaratë që dha për mediat ishte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arben Ahmetaj është zyrtari i tretë i lartë pas is ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetit socialistit Alqi Bllako, tashmë të dy të arrestuar dhe në burg, për të cilin SPAK kërkon arrestimin si të përfshirë në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve.

 

Mbetet për tu parë nëse Arben Ahmetaj pas 10 vitesh si i zgjedhur i popullit do ta dorëzojë me vullnetin e tij mandatin e deputetit për tu përballur me drejtësinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";