Arkitekti italian Stefano Boeri, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan nga afër këtë të premte  ecurinë e punimeve në lagjen e re “5 Maji”, e cila po ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Boeri tregoi disa detaje nga projekti.

 

STEFANO BOERI

ARKITEKTI ITALIAN

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Arkitektura, në këtë rast, përdor elementë të gjelbërimit, natyrës. Në lagjen e re “5 Maji” do të ketë të gjitha shërbimet në dispozicion të komunitetit. Gjithashtu, po përfshihet ideja për përdorimin e hapësirave publike të hapura, si çatitë, oborret, ballkonet.”

 

Edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shprehu bindjen se kjo do të jetë një nga zonat më të mira në kryeqytet

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ANUELA RISTANI

NENKRYETARJA E BASHKISE SE TIRANES

“Do të jetë një lagje e mirëfilltë, me të gjitha shërbimet dhe hapësira të gjelbra. Hapësirat e përbashkëta janë jo vetëm për njerëzit që janë në këtë zonë, por edhe për ata që punojnë dhe ata që kalojnë kohë gjatë ditës.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas kësaj, nënkryetarja Ristani dhe arkitekti Boeri vizituan edhe ndërtimin e shkollës “Vaçe Zela” në zonën e Don Boskos, e cila është pjesë e paketës së shkollave të reja që po ngrihen në Tiranë.