Mijëra materiale që i përkasin arkivit të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Procesi ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në nje janar 2025.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili vizitoi nga afër mjediset e arkivit, ku u njoh edhe me proceset e punës.
Integrimi i arkivit të Forcave të Armatosura në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi për të përmirësuar digjitalizimin dhe aksesueshmërinë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.
Ndërkohë vijon puna për përpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";