Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin u janë gjetur armë zjarri, fenelina dhe dylbi.

 

Të arrestuar janë Darling Gjoni dhe Amarildo Ndreca banues në Tale të Lezhës, të cilët akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lezhë/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Iu gjetën të fshehura armë zjarri, fenelina dhe dylbi, në automjetin me të cilin qarkullonin, vihen në pranga 2 shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.